Sot përkujtohen miliona viktima të gjenocidit nazist, në Ditën Ndërkombëtare e Holokaustit

Sot përkujtohen miliona viktima të gjenocidit nazist, në Ditën Ndërkombëtare e Holokaustit

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Holokaustit, ku përkujtohen miliona viktima të gjenocidit të Gjermanisë naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore. Rreth gjashtë milionë hebre u vranë, në përpjekjen sistematike naziste për shfarosjen e tyre. Asambleja e Përgjithshme OKB-së caktoi 27 janarin si Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, datë e cila përkon me përvjetorin e çlirimit të kampeve të vdekjes Auschvitz-Birkenau në vitin 1945. Një rol të rëndësishëm për të shpëtuar hebrenjtë, e kanë luajtur shqiptarët, të cilët në familjet e tyre kanë strehuar shumë hebre që kishin ikur nga vendet tjera apo jetonin në Kosovë dhe Shqipëri. Për nder të kësaj dite, sot në Prishtinë dhe Prizren do të ketë aktivitete të ndryshme, ku do të marrin pjesë edhe krerët e institucioneve shtetërore.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …