leoni

Në 20-vjetorin e rënies përkujtohet dëshmori, Halil Nezir Meta nga Krojmiri i Drenicës

Sot përkujtohet dëshmori, Halil Metaj i cili ka rënë 19-vjet më parë në mbrojtje të popullatës së Krojmirit

Sot përkujtohet dëshmori i UÇK-së, Halil Metaj, i cili ka rënë 19-vjet më parë, në mbrojtje të pozicioneve të UÇK-së dhe popullatës së zhvendosur në gryka të maleve. Krojmiri, luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i ka dhënë dëshmorët: Halil Metaj, Enver Olluri, Qamil Olluri, Isa Olluri si dhe  martirët: Afërditë Qeriqi dhe Musë Bungu. Gjatë kohës së luftës së UÇK-së, Krojmiri ishte ndër qendrat më të forta të mobilizimit dhe strehimit të popullatës së zhvendosur. Në grykën e këtij fshati kanë mbijetuar rreth 30 mijë banorë nga fshatra dhe lokalitete të Drenicës dhe të mbarë Kosovës. Organizimi i UÇK-së në këtë fshat ka filluar në kohën e aktiviteteve luftarake të legjendarit, Adem Jashari kundër forcave policore dhe ushtarake serbe.  Në kohën kur forcat serbe kishin bërë përpjekje për të depërtuar te “Gurina”, në Blinajë, afër fshatit Risinoc, atje ndodhej i pozicionuar Halil Metaj me togën e tij si dhe me luftëtarë të tjerë të kësaj ane. Me qëllim për ta pamundësuar depërtimin e forcave serbe drejt Grykës së Krojmirit, në luftime të ashpra përballë forcave serbe, më 22 maj të vitit 1999, bie në altarin e lirisë, Halil Metaj, njëri ndër luftëtarët më të përkushtuar të lirisë.

Kontrolloni gjithashtu

Matti Nissinen: Kosova duhet të anëtarësohet në Këshillin e Evropës, madje shumë shpejt

Ambasadori i Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, ka bërë të ditur se vendi i tij …