leoni

Sot shënohet 19-vjetori i rënies së dëshmorit, Arsim Ahmet Zogiani, nga fshati Harilaq i Fushë Kosovës

Sot shënohet 19-vjetori i rënies së dëshmorit, Arsim Ahmet Zogiani, nga fshati Harilaq i Fushë Kosovës

Sot shënohet 19-vjetori i rënies së dëshmorit, Arsim Ahmet Zogiani, nga fshati Harilaq i Fushë Kosovës. Në muajin prill të atij viti, pasi e kishin arrestuar forcat policore serbe Arsim Zogianin dhe shumë të burgosur të tjerë i dërgojnë në burgun e Dubravës. Edhe pse ndër më të rinjtë me moshë në radhët e shumë të burgosurve, qëndrimi i tij burrëror, u bën përshtypje të gjithëve. Atje takon dhe qëndron me shumë shokë, siç janë: Bislim Zogaj, Nait Hasani, Enver Topalli, Suad Brava, Enver Dugolli, Abdullah Tahiri, Besim Zymberi, Xhemail Alushani (vëllai i dëshmorit, Imer Alushani) e të tjerë. Ai u vra barbarisht nga forcat kriminale serbe, së bashku me 130 shqiptarë të tjerë liridashës,  në Burgun e Dubravës,  më 22 maj të vitit 1999, në vigjilje të çlirimit të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Matti Nissinen: Kosova duhet të anëtarësohet në Këshillin e Evropës, madje shumë shpejt

Ambasadori i Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, ka bërë të ditur se vendi i tij …