Shënohet 22-vjetori i Betejës së Jezercit në Zonën Operative të Neredimës

Sot shënohet 18-vjetori i Betejës së Jezercit, njëra ndër betejat më heroike të luftës së UÇK-së

Sot shënohet  18-vjetori i Betejës së Jezercit, njëra ndër betejat më heroike të luftës së UÇK-së në Zonën Operative të Neredimës. 28 shtatori i vitit 1998, për luftën e UÇK-së shënon ditën e  zhvillimit të një beteje të përgjakshme në këtë zonë. Atë ditë  ishte angazhuar në mbrojtje të Zonës tërë efektivi ushtarak i përbërë prej rreth 400 luftëtarësh dhe i pajisur me armatim të lehtë, i cili  luftonte kundër një ushtrie me mijëra forca ushtarake e policore serbe dhe me armatim të rënë të këmbësorisë dhe artilerisë. Në atë betejë të ashpër, në Pikën e Pestë mbrojtëse, kishte rënë heroikisht në fushën e nderit ushtari i UÇK-së Lulëzim Guta, si dhe bashkëluftëtarët e tij: Arsim Zeqiri dhe Sali Baliu në Pikën e Gjashtë, Gursel Sylejmani në Pikën e Tretë, Sejdi Sejdiu, Bashkim Vishi dhe Nazim Terziu në Pikën e Dytë, ndërsa, Bajram Sylejmani dhe Kemajl Hetemi në pikën e Parë.  Gjatë luftimeve ballë për ballë janë vrarë edhe shumë ushtarë e policë serbë.

Kontrolloni gjithashtu

Ben Andoni: Mënyra se si po sillet Albin Kurti, në Shqipëri shikohet si një lloj cinizmi ndaj Tiranës në përgjithësi

Ben Andoni thotë se Kosova s’ka zë të vetin për Grenlandën

Analisti politik Ben Andoni ka deklaruar se Kosova dhe Shqipëria pritet të rreshtohen pa hezitim …