Brickos

Sot tre të shëruar në Malishevë dhe janë regjistruar edhe tri raste të reja me COVID-19

Sot në territorin e Komunës së Malishevës, tre persona të prekur me COVID-19, janë shëruara plotësisht, ndërsa janë regjistruar edhe tri raste të reja. Kjo është bërë e ditur në komunikimin zyrtar që mbanë Komuna e Malishevës me IKSHPK. Numri i rasteve aktive në Malishevë, është 46 raste. Rastet e regjistruara sot me COVID-19, janë nga një rast sipas këtyre vendbanimeve, Malishevë, Bubavec dhe Llapçevë. Gjendja me COVID-19 në Komunën e Malishevës, nga data 14 mars 2020, kur është regjistruar rasti i parë, e deri më sot, është kjo: Nga 178 raste të regjistruara me COVID-19, 119 janë shëruar, 46 janë raste aktive, kurse 13 persona kanë vdekur. Edhe sot, në emër të shtabit komunal emergjent, nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, ju ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të Komunës së Malishevës, që të vazhdojnë të respektojnë vendimet dhe udhëzimet e organeve përgjegjëse shëndetësore në vend, për mbajtje maskave mbrojtëse kur dalin nga shtëpitë, për pastrim të shpeshtë të duarve, sidomos kur keni kontakt me të tjerët dhe në maksimumin e mundshëm, të shmangni tubimet apo pjesëmarrjen në vende ku ka prani të shumtë të njerëzve, pasi kjo është e vetmja mënyrë e luftimit të këtij virusi.

Kontrolloni gjithashtu

Me ftesë të kryetarit Kastrati udhëheqja e komunës së Meyrinit (Zvicër) po qëndron në Malishevë

Me ftesë të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, një delegacioni i komunës së …