Kuvendi i Kosovës sot mbanë seancë plenare ku do t'i shqyrtojë disa raporte vjetore të institucioneve dhe agjencive

Sot u mbajt vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit mbi ndarjet buxhetore për buxhetin për vitin 2020

Sot u mbajt vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit mbi ndarjet buxhetore për buxhetin për vitin 2020. Sot gjatë ditës, kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, përmes një shkrimi në llogarinë e vet ka shkruar se është tepër e rëndësishme që Kuvendi ta miratojë buxhetin e rishikuar për 2020, si dhe të ratifikojë marrëveshjet ndërkombëtare për grante dhe kredi. “Kjo na hap rrugë për të vazhduar me pagesën e masave të mëhershme për të papunë dhe biznese, si dhe për të nisur zbatimin e programit për rimëkëmbje ekonomike. Fondi për rimëkëmbje ekonomike prej 385 milionë euro është pjesë e këtij buxheti”, ka shkruar Hoti. Ndërkohë është bërë e ditur se  Kuvendi ka miratuar në parim rishikimin e buxhetit. Me 67 vota për dhe 1 abstenim ka kaluar shqyrtimi i parë i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit  mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020.  Rishikimi i buxhetit është përkrahur nga PDK-ja, por jo edhe nga Vetëvendosje.

Kontrolloni gjithashtu

Marta Kos: BE-ja duhet të vlerësojë në çfarë mase Serbia është ende e sinqertë me rrugën e saj evropiane

Komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka deklaruar se Bashkimi Evropian duhet të vlerësojë seriozisht …