Sot vizituan Radion-Kosova e Lirë, veprimtari dhe i burgosuri politik, Bahtir Ahmeti dhe veprimtari e sindikalisti, Osman Osmani

Sot vizituan Radion-Kosova e Lirë, veprimtari dhe i burgosuri politik, Bahtir Ahmeti dhe veprimtari e sindikalisti, Osman Osmani

Sot në ambientet e Radios-Kosova e Lirë, në Prishtinë,  kanë qëndruar për një vizitë shoqërore, veprimtari dhe i burgosuri politik i viteve 80të,  Bahtir Ahmeti dhe veprimtari e sindikalisti i mirënjohur, Osman Osmani. Ata kanë biseduar me drejtorin e Radios, Ahmet Qeriqi, për punën dhe aktivitetin e Radios dhe problemet me të cilat ballafaqohet ajo. Me këtë rast Osman Osmani. Radios-Kosova e Lirë  i ka dhuruar librin, e sapo dalë nga shtypi,  “Skënder Ibishi-Liria nuk ka çmim”, që i kushtohet jetës dhe veprës  së Skënder Ibishit dhe që përgjithësisht hedh dritë mbi një periudhë të caktuar të zhvillimeve politike e shoqërore në Kosovë e më gjerë, përmes një protagonisti në krye të një organizate,  që ka lënë gjurmë në historinë tonë më të re, sikur ishte Skënder Ibishit dhe organizata atdhetare, PKMLSHJ.

Kontrolloni gjithashtu

Mbi 300 punëtorë të N.P.L “Tregu” SH.A në Gjilan pa paga për 20 ditë, vonesat vazhdojnë

Mbi 300 punëtorë të N.P.L “Tregu” SH.A në Gjilan pa paga për 20 ditë, vonesat vazhdojnë prej muajsh

Rreth 300 punëtorë të N.P.L “Tregu” SH.A në Gjilan nuk kanë marrë pagën e muajit …