Sot, Zana Bytyqi-Geci e OJQ-së “Familja dhe Shpresa” kërkon takim me kryeministrin, Albin Kurti

Sot, Zana Bytyqi-Geci e OJQ-së “Familja dhe Shpresa” kërkon takim me kryeministrin, Albin Kurti

Sot, Zana Bytyqi-Geci e OJQ-së “Familja dhe Shpresa” kërkon takim me kryeministrin, Albin Kurti. Edhe Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiçi, e të tjerët si Ministri i tij i Jashtëm, Ivica Daciçi, duhet që të thirren nga prokurori Jack Smith që të bëjnë një udhëtim deri në zyrën e tij në Hagë për të dëshmuar apo intervistuar si të dyshimtë për krime lufte, sepse ata ishin ministra dhe zëdhënës të Sllobodan Millosheviqit. E që kjo të bëhet e mundshme, së pari duhet plotësuar ligji për gjykatën speciale për krimet e luftës nga parlamenti i Kosovës,” shkruan në një letër Kryetarja e shoqatës nga Klina “Familja dhe Shpresa’, Zana Bytyçi-Geci, drejtuar Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, me të cilin ajo kërkon takim për të çuar përpara kërkesën e njohur të shoqatës për plotësimin e ligjit në fjalë nga parlamenti i ri i vendit.

Ajo në këtë letër sot ka kërkuar një takim me Kryeministrin Albin Kurti, për t’ia dorëzuar atij kërkesën, tash edhe në cilësinë e kreut të ekzekutivit të vendit tonë, për plotësimin e ligjit për gjykatën speciale, me seli në Hagë të Holandës, për krimet e luftës në Kosovë gjatë viteve 1998-1999 dhe sqaruar atij personalisht pse kjo duhet të ndodhë patjetër.

Zana Bytyqi-Geci shkruan në letrën publike se meqë pozita e Kurtit tash ka ndryshuar, dhe edhe qeveria e re  e koalicionit e pranojnë realitetin e ekzistencës së gjykatës, të cilën Lëvizja Vetëvendosje (LVV) e kishte kundërshtuar dhe mos-njohur deri para pak muajve, ai mund të iniciojë në Kuvendin e tashëm të vendit – ku partitë në pushtet e kanë shumicën e votave – kërkesën shoqatës për plotësimin e ligjit të gushtit të vitit 2015, në mënyrë që gjykata në fjalë të merret edhe me , dhe së pari, me krimet e Serbisë ndaj civilëve shqiptarë e t’i ndëshkojë vrasësit serbë për krimet e bëra gjatë luftës.

Bytyqi-Geci në letër shkruan se delegacioni i shoqatës ka edhe plotë çështje të tjera për të biseduar dhe kërkuar nga Kurti në pozitën e tij të re institucionale dhe nga partia në krye të cilës është ai, që ndërlidhen me krimet e Serbisë, por se ato do të t’ia bëjnë sy-me-sy në takimin e kërkuar.

Kontrolloni gjithashtu

Shoqata “Kosova për Sanxhakun” e njofton opinionin publik dhe institucionet relevante për një rast të ndjeshëm kulturor dhe kombëtar që ilustron gjendjen e shqiptarëve autoktonë në Sanxhakun e Pazarit të Ri. Rrafshnalta e Peshterit, një trevë e rëndësishme në Sanxhak, me mbi 95 për qind të popullsisë myslimane me prejardhje shqiptare, u okupua nga Serbia dhe Mali i Zi në vitin 1912. Në më shumë se 200 vendbanime të kësaj zone, edhe sot në disa fshatra dëgjohet gjuha shqipe, e cila ka mbijetuar, pavarësisht mohimit të identitetit kombëtar dhe të drejtës për vetëdeklarim. Një rast i tillë është ky i fshatit Ugëll (Ugao), në kufi me Malin e Zi, ku banorët na kanë dërguar fotografi të të dy epitafeve të shkruara në gjuhën shqipe për Fatë Aliçkaj (1910–1966), e lindur në Jezgroviq të komunës së Tutinit dhe e vendosur në Ugëll. Epitafet janë përgatitur për të shënuar varrin e saj në varrezat e fshatit Ugëll, por për arsye ende të paqarta nuk janë vendosur kurrë. Dyshohet se për shkak të tekstit të epitafit në gjuhën shqipe, familjarët nuk kanë pasur guximin t’i vendosin ato. Kjo po ndodh pavarësisht faktit se në kohën e vdekjes së saj, gjuha shqipe flitej nga të gjithë banorët e zonës. Në emër të Kryesisë së Shoqatës “Kosova për Sanxhakun”, i drejtohemi Ministrisë për Evropë e Punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, respektivisht Ambasadës së Republikës së Shqiptare në Beograd, që ta vizitojnë këtë fshat dhe të njihen nga afër me gjendjen e të drejtave të shqiptarëve në Sanxhak. Shoqata jonë ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me Këshillin Kombëtar Boshnjak (BNV), përmes së cilës ka status participues e konsultativ në këtë institucion dhe vepron në Sanxhak. Rasti i epitafeve është vetëm një nga qindra shembuj të diskriminimit që pengon zhvillimin e jetës normale në këtë krahinë të banuar me shqiptarë autoktonë. Ismet Azizi Kryetar i Shoqatës “Kosova për Sanxhakun”

“Kosova për Sanxhakun”: Rasti i epitafit në gjuhën shqipe në fshatin Ugëll të Peshterit në Sanxhak

Shoqata “Kosova për Sanxhakun” e njofton opinionin publik dhe institucionet relevante për një rast të …