Spanja nuk arrin ta bind Bullgarinë që ta përjashtojë Kosovën nga Samiti i 17 Majit që mbahet në Sofje

Spanja nuk arrin ta bind Bullgarinë që ta përjashtojë Kosovën nga Samiti i 17 Majit që mbahet në Sofje

Kryeministri spanjoll, Marijano Rajoj, ka humbur luftën në Ballkan shkruan gazeta spanjolle ‘El Konfidensijal. Madridi zyrtar është përpjekur  që në Samitin e Ballkanit Perëndimor dhe BE-së që në Sofje Kosova mos ta ketë ulësen e shtetit më të ri të Ballkanit. Duke pasur para sysh çështjen e pazgjidhur të  Katalunjës, Rajoj nga fillimi e ka bërë të qartë që partnerët e tij nuk do të ulen me një tavolinë me kryetarin e Kosovës, Hashim Thaçin. Megjithatë, kryeministri spanjoll nuk ka arritur t’i detyrojë partnerët e BE-së që t’i bashkohen kësaj proteste të tij në samitin që do të mbahet më 17 maj, në Sofje. Kryetari spanjoll Rajoj do të shkojë në Bullgari, ku do të takohet me autoritetet lokale, do të jetë i pranishëm në darkën me liderët evropian një ditë para Samitit dhe më pas do të kthehet në Madrid.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …