leoni

Thaçi

Spanja nuk është Serbi, e as Katalonia Kosovë ka thënë kryetari Thaçi

Gjatë një interviste për agjencinë spanjolle të lajmeve EFE, Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi duke injoruar të drejtën për vetëvendosje të popullit të Katalunjes, për hir të qeverisë spanjolle,  ka thëne se “Spanja nuk është Serbi, e as Katalonia Kosovë”, edhe pse dihet botërisht se Spanja nuk e pranon pavarësinë e Kosovës, jo për hir të miqësisë me Serbinë, por pikërisht për rastin e Katalunjës e cila ka fituar referendumin për pavarësi dhe kërkon të çlirohet nga kolonializmi dhe hegjemonizmi spanjoll. Ndërsa duke folur për dashurinë e madhe, të cilën sipas tij e ka Kosova për Spanjën, Thaçi ka paragjykuar faktin se kjo mund të dëshmohet nga përkrahësit e shumtë që paska  Kosova  për Real Madridin apo Barcelonën, konstatim  mbresëlënës dhe i besueshëm për një politikan që pretendon të jetë burrë shteti.

Kontrolloni gjithashtu

Dy shtetet ndër më mëkataret ndaj shqiptarëve në përgjithësi, Franca dhe Gjermania nuk pritet ta zgjidhin çështjen tonë kombëtare

Franca kërkon të shtyhet vendimit për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Sipas burimeve diplomatike të Albanian Post, Qeveria e Francës ka bërë një demarsh te vendet …