Numri më shumë se i dyfishuar i veteranëve, po i shkakton probleme Qeverisë së Kosovës, e cila është e detyruar t’ i tejkalojë parametrat e buxhetit. Mirëpo zyrtarët e Fondit Monetar Ndërkombëtar në takimet që kanë zhvilluar me kreun e Qeverisë kanë theksuar nevojën e adresimit brenda parametrave të çështjes së pagesave për veteranët. FMN-ja konsideron se numri prej 46 mijë veteranësh është tepër i lartë dhe shkakton probleme buxhetore për Kosovën. Në këtë situatë Qeveria ndodhet para dy opsioneve: të rishikojë numrin e veteranëve ose të ulë pensionin e tyre. Përfaqësuesit e shoqatave të dala nga lufta kërkojnë rishikimin e procesit por edhe formimin e një komisioni të ri për një verifikim transparent dhe real. Dyfishimi i numrit erdhi si rezultat i ndikimeve dhe manipulimeve mbi baza partiake, meqë Qeveria Thaçi kishte shpallur “konkurs publik” duke i mundësuar çdo qytetari që të aplikojë për veteran, me qëllim të përvetësimit të votave të tyre për zgjedhje.
Kontrolloni gjithashtu
Sami Lushtaku: Drenica është gati për zgjedhjet, mundësia e kthimit të Thaçit do të bënte revolucion në Kosovë
Kryetari i Degës së Partisë Demokratike të Kosovës, në Skenderaj, Sami Lushtaku, ka shprehur besimin …