Jakup Krasniqi

Jakup Krasniqi: Dialogu i ka ofruar favore Serbisë, duke e bërë hisedare të sovranitetit

Kryetar i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi, ka bërë thirrje të ndërpritet procesi i dialogut në Bruksel, në mes të Kosovës dhe Serbisë. Në një intervistë dhënë gazetës “Epoka e re”, ai ka vlerësuar se ky dialog është përmendorja e turpit dhe  ata që e kanë udhëhequr këtë proces duhet të tërhiqen, pasi i kanë ofruar favore Serbisë, duke e bërë hisedare të sovranitetit. Koalicioni qeverisës duhet të heqë dorë nga marrëveshjet e arritura në Bruksel dhe nga marrëveshja për demarkacion pa i dërguar në Kuvend. Krasniqi ka folur edhe për zhvillimet në parti. Ai thënë se Nisma për Kosovën do të jetë edhe më e fuqishme dhe se tani për tani është e fokusuar për ndryshimin e qeverisjes. Krasniqi ka hedhur poshtë mundësinë e një koalicioni me Partinë Demokratike të Kosovës duke sshtuar se Nisma është për koalicion vetëm me partitë opozitare.

Kontrolloni gjithashtu

Et-hem Çeku: Kosova, vendi më i pasur me linjit, blen energji elektrike 500 euro megavatin, ka mundur ta prodhojë me 5o euro

Ethem Çeku: Investimet ushtarake janë domosdoshmëri strategjike

Në një analizë mbi zhvillimet e sigurisë në Ballkan, njohësi i çështjeve të sigurisë, Ethem …