Brickos

SQARIM PËR OPINION PUBLIK LIDHUR ME PROJEKTET INFRASTRUKTURORE TË SKËNDERAJT E DRENASIT

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka për prioritet ndërtimin e infrastrukturës në Kosovë, por zhvillimi i projekteve ka edhe sfidat e veta për të cilat presim bashkëpunimin e secilit në vend të krijimit të problemeve që nuk ekzistojnë. MIT siguron opinionin e gjerë publik me theks të veçantë ata të Skenderajt dhe Drenasit duke përfshirë edhe drejtuesit e këtyre komunave se projektet do të zhvillohen sipas marrëveshjeve të bashkëpunimit të nënshkruara me dakordim të plotë të autoriteteve relevante. Rruga R102, Komoran – Skenderaj, dhe ajo nga Drenasi që lidhet me autoudhën Prishtinë – Pejë, konkretisht te “Kroni i Mbretit”, do të zhvillohen ndaras dhe sipas marrëveshjeve të nënshkruara dhe rregullave të parapara. Lusim të gjithë qytetarët dhe drejtuesit komunal që të jenë bashkëpunues më MIT-në me qëllim të zhvillimit sa më të mirë dhe të shpejtë të projekteve.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Vitisë shënon me aktivitete Ditën Ndërkombëtare të Infermierit

Ekipi mjekësor i QKMF-së në Viti, sot për nderë të Ditës së Infermierisë shënoi këtë …