Srgjan Dragojeviq: Vuqiqi ishte inspirues i gjenocidit në Srebrenicë, meqë kërcënoi se për një serb të vrarë do të vriste 100 myslimanë

Srgjan Dragojeviq: Vuqiqi ishte inspirues i gjenocidit në Srebrenicë, meqë kërcënoi se për një serb të vrarë do të vriste 100 myslimanë

Regjisori i mirënjohur serb i filmit,  Srdjan Dragojeviq,  në disa postime  të tij, kritikon ashpër regjimin në Serbi, si në të kaluarën ashtu edhe tani.  Në një postim të botuar dje, Dregojeviq në mënyrë të qartë  u shpreh se Kosova është e pavarur dhe se në Srebrenicë ka ndodhur gjenocidi.  Është turp për Serbinë që presidenti i vendit është një njeri si Vuçiqi, i cili publikisht kishte kërcënuar  se do  të vriste 100 myslimanë për një serb. Dragojeviq, me këtë rast  i ka kujtuar  publikut serb fjalimin e Vuçiqit në Kuvendin e Serbisë ku ai kishte kërcënuar  për vrasjen sistematike të boshnjakëve me besim islam, duke bërë një analogji midis gjenocidit të kryer në Srebrenicë nga  regjimi i Milosheviqit, në kohën kur Vuçiq ishte ministër i informimit. Ai e ka akuzuar Vuçiqin si inspirues të gjenocidit.  Në një postim të sotëm Drgojeviq shkroi se gjatë viteve 1990, sistemi shtetëror serb në Kosovë ishte aparteid. Duke u mbështetur në faktet e tilla edhe  nga përvoja personale, ka nënvizuar se krejt pak njerëz sot në Serbi i pranojnë krimet e tilla. Pas pak, Dragojevic foli shumë qartë për fenomenin e “pushimit javor  çetnikëve”, të cilët gjatë luftës nga Serbia shkuan në Bosnje për të plaçkitur e për të vrarë.  Postimet e Dragojeviçit kanë provokuar reagime të shumta, dhe përveç atyre që shfaqen me fjalë mbështetjeje në profilin e tij, ka edhe shumë kundërshtarë. Dragojevic është njëri nga kineastët më të njohur në Serbi pas shkatërrimit të ish-Jugosllavisë, dhe filmat e tij  janë ndër më të shikuarit nga publiku serb. (Al-Xhazira)

Kontrolloni gjithashtu

Agnes Hohl: Behide Hasanaj – një grua me zemër të madhe

Behide Hasanaj – një grua me zemër të madhe Behide Hansaj ka lindur në Pejë …