Stafi i Klinikës Emergjente, reagon kundër shpifjes së disa portaleve, se gjoja një paciente qenka rrëzuar nga shtrati

Stafi i Klinikës Emergjente, reagon kundër shpifjes së disa portaleve, se gjoja një paciente qenka rrëzuar nga shtrati

Stafi i Klinikës  Emergjente,  reagon ashpër kundër  shpifjes së disa portaleve,  se gjoja një paciente qenka rrëzuar nga  shtrati në kudër të Klinikës Emergjente. Klinika Emergjente, sqaron se këto janë shpifje  dhe nuk qëndrojnë, këtë mund të dëshmojnë  dëshmitarët  në emergjencë, familjarët e pacientes dhe stafi që ka qenë në punë dhe që është 24-orë pa ndërprerë. Klinika Emergjente kërkon  nga portalet dhe mediet të  marrin burimin zyrtar nga kjo klinikë, apo zyra e informimit, e jo të merren me një video që nuk dëshmon asnjë rrëzim, por  prezencë gjaku, e  që në emergjencë  ka rastet  të rënda që trajtohen  dhe mund të ketë shenja gjaku në hapësira dhe korridor. Mediat mund ta verifikojnë këtë me familjarët dhe dëshmitarët prezentë, por edhe stafin e emergjencës. Pacientja  ende ndodhet në Klinikën Emergjente të QKUK-së. Klinika Emergjente  në bashkëpunim me drejtorinë   e përgjithshëm  ka formuar një komision urgjent për këtë rast.

Kontrolloni gjithashtu

“Zarfin” me të cilin është emëruar kryetare e Kosovës, zonja Atifete Jahjaga e ka parë tërë Kosova, por jo Vlora Çitaku

Arbër Jashari: Kushtetuesja përballë dy opsioneve, vendos për dekretin e Osmanit ose e zgjat pezullimin

Avokati Arbër Jashari ka sqaruar skenarët e mundshëm lidhur me vendimmarrjen e Gjykata Kushtetuese e …