leoni

Parlamenti Evropian paralajmëron se mund ta bllokojë buxhetin e BE-së nëse nuk negociohet për “përmirësimin” e tij

Stano: Kosova dhe Serbia duhet të përmbahen nga çdo veprim i pakoordinuar

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet të përmbahen nga çdo veprim i pakoordinuar. Ai është cituar të ketë deklaruar më tutje se është e rëndësishme që të mbahen sa më shpejt zgjedhjet lokale dhe gjithëpërfshirëse në katër komunat veriore, ku serbët e Kosovës marrin pjesë pa parakushte sepse në zgjedhjet paraprake, pjesëmarrja ishte shumë e vogël dhe si të tilla nuk kanë ofruar zgjidhje politike afatgjata. “Bashkimi Evropian nënvizon deklaratën e Përfaqësuesit së Lartë në emër të BE-së të datës 3 qershor 2023, e cila i kërkoi Kosovës dhe Serbisë që të marrin masa për të de-përshkallëzuar situatën dhe të përmbahen nga çdo veprim i mëtejshëm i pakoordinuar. Kosova u angazhua për këto parime në Bratislavë në korrik 2023” ka theksuar zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano.

Kontrolloni gjithashtu

Et-hem Çeku: Kosova, vendi më i pasur me linjit, blen energji elektrike 500 euro megavatin, ka mundur ta prodhojë me 5o euro

Ethem Çeku: Ndarjet partiake po dobësojnë çështjen kombëtare shqiptare

Në një analizë të thellë politike, studiuesi Ethem Çeku vlerëson se rreziku më i madh …