Brickos

Stavileci: Këtë vit hapa konkret për zhvillimin e Trepçës

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, ka theksuar përkushtimin e Qeverisë që viti 2017 të jetë vit i zgjidhjes së problemit ekonomik dhe social të kombinatit Trepça.

Këto komente, Stavileci i bëri gjatë takimit që zhvilloi së bashku me Kryeministrin Isa Mustafa dhe Zëvendëskryeministrin Hajredin Kuqi me përfaqësuesit e menaxhmentit, të sindikatës dhe një numër të minatorëve të Trepçës, me rastin e shënimit të Javës së Minatorëve, që shënohet për nderë të 28 vjetorit të grevës së Minatorëve të Trepçës.

“Viti 2015 ka qenë vit i shpëtimit nga likuidimi i Trepçës. Viti i kaluar ka qenë vit i zgjidhjes ligjore dhe ky vit do të jetë vit i zgjidhjeve ekonomike dhe sociale. Të gjitha këto lidhen me zbatimin e ligjit, por edhe me derën e cila është hapur, në mënyrë që ne të kemi mundësi edhe për pjesën e investimeve kapitale. Mbetet që këtë vit, pasi të përfundojë fizibiliteti, të përgatitet Strategjia dhe në funksion të zbatimit të Ligjit, ne ta bëjmë bordin, statutin dhe ta regjistrojmë ndërmarrjen”, tha ministri.

Në këtë takim, ministri Stavileci njoftoi minatorët edhe për dy projekte konkrete, konferencën më të madhe për sektorin e minierave që në fokus do ta ketë Trepçën dhe projektin tjetër me shtetin gjerman i cili krijon mundësi për hapjen e vendeve të reja të punës.

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë dhe organizatës “CNVP”

Sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Xhevat Lushin – …