Stavileci merr mbështetje të plotë nga GP i PDK-së për TC ,,Kosova e Re”

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci me kërkesë të tij, ka raportuar të martën para Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, me ç’rast i ka informuar deputetët me procesin e projektit të TC ,,Kosova e Re”, nga të cilët mori mbështetje të plotë.

Stavileci tha se pas gati një vit negociatash me investitorin amerikan, Bankën Botërore dhe BERZH-in, nga java e ardhshme do të hyhet në fazën finale e cila do të qojë në nënshkrimin e fazës financiare të këtij projekti.

Sipas tij, ky projekt do të përfshijë edhe aspektet e kërkuara nga BE-ja që lidhen me aspektet mjedisore e sociale.

“Edhe për kundër sfidave të paraqitura kemi arritur që ta kemi interesimin e investitorëve të mëdhenj që do ta ndërtojnë termocentralin. Që nga muaji prill investitori amerikan do të hap pakon tenderuese për ndërtimin e termocentralit dhe pas kësaj do të jetë ndërtimi, i cili do të fillojë vitin e ardhshëm”, ka thënë Stavileci.

Kreu i MZHE-së ka marrë mbështetje të plotë nga GP i PDK-së për këtë projekt duke vlerësuar atë të domosdoshëm për zhvillimin ekonomik të vendit.

Kontrolloni gjithashtu

272 studentë vitias përfitues të bursave komunale

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti bashkë me drejtoreshën e arsimit Arta Ajeti, kanë …