KK i Suharekës ka mbajtur mbledhjen e dytë të radhës për këtë vit

Në mbledhjen e dytë të radhës për këtë vit që u mbajt të martën, Kuvendi komunal i Suharekës, ka shqyrtuar dhe ka debatuar për këto pika të rendit të ditës:

– Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;

– Shqyrtimi i projekt-vendimit për miratimin e raportit për vitin 2016, të komisionit komunal të aksionarëve të NPL “Stacioni i Autobusëve” SH.A.;

– Shqyrtimi i projekt-vendimit për dhënien e pëlqimit për të zhvilluar procedurat e ankandit publik për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të pronës së komunës;

– Shqyrtimi i projekt-vendimit për themelimin e komitetit konsultativ;

– Shqyrtimi i projekt-vendimit për shfuqizimin e vendimit 01-Nr-16-7334 të datës 26.09.2013;

– Shqyrtimi i projekt-vendimit për bartjen dhe alokimin e mjeteve vetanake të realizuara në vitin 2015 dhe 2016, të përcillen për shfrytëzim në vitin 2017;

– Shqyrtimi i projekt-vendimit për miratimin e llogarisë përfundimtare të të ardhurave dhe të shpenzimeve të buxhetit të Komunës së Suharekës për periudhën Janar–Dhjetor 2016;

Pas diskutimeve, vërejtjeve, sugjerimeve dhe kërkesave që u parashtruan nga anëtarët e Kuvendit të gjitha projekt-vendimit janë miratuar, përveç pikës së 7 e cila u shty për mbledhjen e radhës, ndërsa pika që më së shumti u debatua ishte ajo qo kishte të bënte me miratimin e raportit për vitin 2016, të komisionit komunal të aksionarëve të NPL “Stacioni i Autobusëve” SH.A, si dhe ajo për bartjen dhe alokimin e mjeteve vetanake të realizuara në vitin 2015 dhe 2016, të përcillen për shfrytëzim në vitin 2017. Kjo e fundit u votua me 17 pro, 9 kundër dhe një votë abstenim.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …