Stavileci merr pjesë në konferencën globale të sektorit minerar në Kanada

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci po merr pjesë në konferencën më të madhe në nivel global për industrinë minerare që mbahet çdo vit në Toronto të Kanadasë, me ç’rast do të prezantojë resurset minerale të Kosovës dhe mundësitë për investime në këtë sektor.

PDAC Konferenca Ndërkombëtare e Tregtisë dhe Këmbimit të Investimeve 2016 (PDAC International Convention, Trade Show & Investors Exchange 2016) është konferenca më e madhe për nga pjesëmarrësit, kompanitë dhe organizatat që merren me eksplorimin e mineraleve.

Në të marrin pjesë rreth 1.000 ekspozues dhe 23.500 pjesëmarrës nga mbi 100 vende të botës. Qëllimi i PDAC është të promovojë eksplorimin e mineraleve dhe zhvillimin e qëndrueshëm të këtij sektori, duke inkurajuar teknikat bashkëkohore e mjedisore që rrisin sigurinë dhe performancën sociale në nivel ndërkombëtar.

Stavileci në kuadër të kësaj konference do të prezantojë mundësitë dhe projektet konkrete për investime në sektorin minerar, për çka edhe janë përcaktuar edhe zonat me interes të veçantë, me qëllim të nxitjes së investimeve të jashtme.

Ministri Stavileci në margjinat e kësaj konference ka zhvilluar takime bilaterale me Ministren për Tregti të Jashtme të Kanadasë, Chrystia Freeland, me të cilën ka biseduar mbi mundësitë e bashkëpunimit mes dy vende.

Gjithashtu, Stavileci ka takuar edhe drejtues të kompanive dhe organizatave të ndryshme.

Kontrolloni gjithashtu

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor Komunal të Arsmit 2024 – 2027

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor …