Athina zyrtare zhvillon bisedime me Shqipërinë për kalimin e 10 mijë refugjatëve sirianë

Athina zyrtare zhvillon bisedime me Shqipërinë për kalimin e 10 mijë refugjatëve sirianë

Burime diplomatike nga Athina pohuan për Top Channel se ka bisedime me Shqipërinë për kalimin e 10 mijë refugjatëve sirianë. Korrespondenti i Top Channel në Athinë, konfirmoi këtë në një lidhje të drejtpërdrejtë me Tiranën. Thuhet se bisedimet janë në fazë fillestare. Nisjen e këtyre bisedimeve e ka konfirmuar edhe zëvendës-ministrja e Brendshme, e pranishme në panel, Elona Gjebrea. Nuk ka marrëveshje me Greqinë për refugjatët, por ka bisedime dhe zgjidhja do të jetë në kuadrin europian”, tha ajo. Ndërkohë, Qeveria në Shkup ka vendosur të mbyllë kufijtë për refugjatët, një vendim ky thuajse përfundimtar që pret vetëm formalizimin e tij. E vënë në këtë situatë, Athina po synon të shpërndajë valën e refugjatëve në kufijtë me fqinjët e tjerë. Kështu, flitet se një pjesë e emigrantëve do të zhvendosen në kampe në zonën e Follorinës, Kozanit dhe Janinës, pranë kufirit shtetëror me Shqipërinë.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …