FSK

DPMS i AAK-së kritikon neglizhencën e qeverisë në dështimin e krijimit të Forcave të Armatosura të Kosovës

Departamenti për Politika të Mbrojtjes dhe të Sigurisë i AAK–së, kritikon neglizhencën e qeverisë në dështimin e krijimit të FAK-ut. DPMS i AAK-së thotë se qeveria me këtë neglizhencë të vazhdueshme dhe paaftësi ka krijuar imazh të keq, përshtypje negative, duke u tallur me të ardhmen e Forcave të Armatosura të Kosovës dhe sigurinë nacionale të Kosovës. Kjo situatë në mënyrë eksplicite ka ardhur si rezultat i vizionit të munguar nga LDK-ja, nga kualiteti i dobët të qeverisjes së koalicionit PDK – LDK. Ne kemi qenë dhe jemi kundër çdo lloj ndërhyrjeje që e anatemon substancën e të qenit ushtri tipike e Kosovës, moderne dhe në NATO. Vonesat e pakuptimta politike e ligjore në këtë drejtim janë të paarsyeshme dhe krejtësisht të papranueshme”, thotë DPMS i AAK-së. Departamenti për Politika të Mbrojtjes dhe të Sigurisë i AAK –së, konsideron se krijimi i Ushtrisë së Kosovës, mbetet prioritet strategjik për vendin.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …