leoni

Stërvitja e madhe që Rusia do të zhvillojë sot mund të jetë një “mbulesë” perfekte për të nisur goditjen kundër Kijevit në Ukrainë

Stërvitja e madhe që Rusia do të zhvillojë sot mund të jetë një “mbulesë” perfekte për të nisur goditjen kundër Kijevit në Ukrainë

Stërvitja e madhe që Rusia do të zhvillojë sot mund të jetë një “mbulesë” perfekte për të nisur goditjen ndaj Kievit. Është ky shqetësimi më i fundit i gjeneralëve të NATO-s. Lajmi bëhet i ditur nga The Sun, e cila citon burime të Mbretërisë së Bashkuar, të cilat i cilësojnë si shqetësuese fotografitë ku duken rreth 35 mijë trupa ruse në Bjellorusi. Britania po dërgon varka me armë, avionë dhe 1000 trupa të tjera për të përforcuar vijën e parë të NATO-s – por Sekretari i Jashtëm Liz Truss këmbënguli se ishte “shumë e pamundur” që forcat e Mbretërisë së Bashkuar të luftonin me mbrojtësit e Ukrainës kundër çdo pushtimi rus. Kryeministri Johnson do të mbajë bisedime të vështira me Putinin, ndërsa stërvitja në Bjellorusi fillon me skuadrilje avionësh luftarakë Su-35, bateritë e mbrojtjes ajrore S400 dhe autokolona tankesh luftarake. Shefi i Këshillit të Sigurimit të Rusisë këmbënguli dje se “ne nuk duam luftë”. Zyrtarë të lartë të inteligjencës perëndimore thanë se stërvitjet në Bjellorusi do ta lejonin Rusinë të fluturonte drejt jugut me zero njoftim nëse Putini jepte urdhrin.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu: Bazuar në mënyrën e qeverisjes së Albin Kurtit, qeveria e tij nuk do e pres fundin e këtij viti

Ganimete Musliu: Kosova po kalon ditët më të vështira, shteti i bllokuar nga interesa partiake

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar pas masës së përkohshme të …