Bashkëpunimi ndërmjet FSK-së dhe Japonisë vlerësohet lart

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, priti sot në një takim zyrtar të Ngarkuarin me Punë në Ambasadën e Japonisë në Kosovë, Hiroyasu Tanigaki, dhe atasheun Kolonel Tomofumi Iwasaki. Gjatë takimit, gjeneral Jashari i informoi zyrtarët japonez mbi situatën e sigurisë në rajon dhe zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Ai vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera me partnerët strategjikë dhe falënderoi Japoninë për mbështetjen e vazhdueshme, veçanërisht përmes programeve të trajnimit dhe shkollimit që ndihmojnë në forcimin e kapaciteteve të FSK-së. Në përfundim, të dyja palët konfirmuan gatishmërinë për të thelluar më tej bashkëpunimin dypalësh, duke riafirmuar përkushtimin për forcimin e partneritetit dhe sigurisë.

Kontrolloni gjithashtu

Presidentja Shiroka-Pula u bën thirrje shqiptarëve të Luginës të votojnë për më shumë deputetë në Parlamentin e Serbisë

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, u ka bërë thirrje shqiptarëve nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci …