Naim Halil Dreshaj (16.6.1970 - 28.1.1999)

Naim Halil Dreshaj (16.6.1970 – 28.1.1999)

Dëshmori Naim Dreshaj ka lindur më 16 qershor të vitit 1970, në Prigodë të kornunës së Burimit (Istogut). Prindërit e tij, Halili e Gjyla kishin tetë fëmijë,  Sokolin, Shehrinë, Metën, Naimin, Fazliun, Bedriun, Nazmien dhe Sanien. Rritja në mesin e shumë vëllezërve e motrave, ishte një privilegjë e madhe për Naimin, të cilën nuk e gëzonte secili fëmijë. Në këto rrethana familjare ai fiton ndjenjë vetëbesimi, kalitet për sfida të rënda dhe kupton rëndësinë e obligimeve individuale. Shkollën fillore Naimi e ka kryer në fshatin e afërt Llukafc i Begut, ndërsa të mesmen në Pejë, drejtimin ekonomik. Pas përfundimit të shkollës së mesme, si shumë të rinjve të tjerë të gjeneratës, edhe atij i arrin ftesa për rekrutim në Armatën JugosIlave. Mirëpo, megen.ëse tashmë kriza e shtetit jugosllav kishte dalur në sipërfaqe dhe ishte e qartë se ajo krizë do të rezultbrite me luftë të armatosur, Naimi refuzon t’i përgjigjet ftesës për rekrutim. Për këtë arsye, detyrohet të ketë kujdes të vazhdueshëm, pasi në çdo moment mund të ndodhte ballafaqimi me policinë serbe, në mënyrë që të dërgohej me dhunë në shërbimin ushtarak.

Intensifikimi i fushatës serbe kundër shqiptarëve, nën petkun e kërkimit të armëve, në vitet 90 të shekullit të kaluar, nuk e kurseu as të riun Naim Dreshaj. Në vitin 1993 ai u bë objekt kërkimi nga policia serbe, si rezultat i fushatës antishqiptare. Me motivin për kërkimin e armëve të mbajtura pa leje, ai u dënua me disa muaj burg, të cilin e vuajti në burgun e Pejës. Me gjithë përjetimin e kësaj forme të represionit, Naimi nuk u u frikësua, por përkundrazi fitoi urrejtje edhe më të madhe ndaj pushtuesit serb që po e mbante popullin e tij nën ethe të vazh-dueshme të dhunës e të frikës.

Në vitet 90, përveç angazhimit në ekonominë familjare rreth punëve në bujqësi, Naimi punonte edhe në shitoren e përbashkët të familjes, ku shiste artikuj të konsumit të gjerë. Herë pas here, në këtë shitore takoheshin e bisedonin për tema të ndryshme, ndër të cilat edhe për çësht-jen e Kosovës dhe për pozitën e rëndë të popullit shqiptar, shumë të rinj bashkëfshatarë të tij, siç ishin dëshmori Sami Gashi, Zenun Gashi, Ramiz Kabashi, Arben Januzaj e të tjerë. Lidhjet që krijoi me shokët, në vazhdim u forcuan edhe më shumë, për t’u materializuar në periudhën e shpërthim-it të luftës së armatosur në këtë trevë dhe të organizimit në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në këtë mënyrë, që me fillimin e luftës në Drenicë e pastaj edhe në zonën e Dukagjinit, në radhët e atyre që u mobilizuan. për të mbështetur logjistikën e UÇK-së, ishte i gatshëm të organizo-hej edhe Naimi. Pra, rrethanat e krijuara në pranverë e në verë të vitit 1998, edhe në jetën e tij, si te të mijëra të rinjve shqiptarë, hapën një etapë të re dhe krijuan një orientim të ri, orientimin e luftës për liri.

Dëshmori Naim Dreshaj ishte i vetëdijshëm për nevojat shumë të mëdha që UÇK-ja kishte për armatim. Ai e dinte se sigurimi i armatimit do të thoshte parakusht për mobilizimin e forcave të reja në radhët e UÇK-së dhe kjo do të thoshte fuqizim i kësaj ushtrie, e njëkohësisht edhe rritje e mundësive për fitore. Prandaj, kishte shprehur interesimin dhe gatish-mërinë që t’u bashkohej në çdo moment grupeve të rekrutëve të UÇK-së, që në mënyrë të organizuar shkonin për të marrë armatim në Shqipëri. Dita kur ai duhej të nisej në këtë rrugë, në kolonë me shuinë të rinj të fshatit e të rrethinës, ku vetëm nga familja e gjerë e Naimit ishin 8, erdhi në fundjanarin e vitit 1999. Kushtet e vështira të dimrit nga njëra anë, dhe nga ana tjetër rrethanat e rënda të luftës, bëjnë që rrugëtimi për në Shqipëri të zhvillohej me ndërprerje e vështirësi.

Ndërkohë në trevën e Burimit, tashmë ishte formuar e po operonte Brigada 133 “Adrian Krasniqi” e UÇK-së dhe armatimi që pritej ta sillnin bijtë e devotshëm të kombit do të ishte një mbështetje e fuqishme për pjesëtarët e kësaj brigade. Mirëpo, lufta ka edhe të papriturat e saj të pakëndshme. Një e papritur e tillë ndodhi edhe më 29 janar 1999 në fshatin Rogovë të Hasit. Deri në këtë fshat, mbrëmjen ndërmjet 28 e 29 janarit kishte arritur grupi i luftëtarëve të nisur për qëllime armatimi në Shqipëri, 1 të prirë nga komandanti Agim Zeneli, në radhët e të cilëve ishte edhe dëshmori Naim Dreshaj. Ata kishin ndaluar në një bazë të fshatit të UÇK-së, përtë marrë veten nga lodhja e rrugëtimit me shumë prita dhe rënie e ngritje, si dhe për të siguruar depërtimin e mëtejshëm në drejtim të zonës së vdekjes të kufirit të ngulitur në mjedis të trojeve shqiptare. Mirëpo, forcat serbe i kishin rënë në gjurmë këtij depërtimi dhe kishin ndërmarrë të gjitha masat që ai të pamundësohej. Pasi organizojnë rrethim të hekurt, në orët e mëngjesit të 29 janarit, ato sulmojnë në befasi vendstrehimin e pjesë-tarëve të UÇK-së, ku do të nisë e do të zhvillohet betejë e përgjakshme ndërmjet sulmuesve dhe të sulmuarve. Luftëtarët çlirimtarë bëjnë një rezistencë mbinjerëzore, deri në rënien në fushën e nderit të dëshmorëve: Naim Dreshaj, Agim Zeneli, Daut Zagragja, Agush Gjoci, Agron Rama, Bahtjar Morina, Emrush Çetta, Haxhi Kleçka, Luan Ismaili, Ilir Merturi, Gëzim Ademaj, Naim Gashi, Sejdi Rama, Sahit Krasniqi, Valon Gashi e Vesel Abdyli. Po ashtu, në mbrojtje të pjesëtarëve të UÇK-së bien edhe burrat rogovas: Xhevdet Berisha (pronari i shtëpisë ku kishin ndaluar pjesëtarët e UÇK-së), Rrustem Morina bashkë me djemtë Nysretin, Selmanin e Muhametin, Adem, Zyber e Rifat Shala, Ibrahim Kryeziu.

Betejën në Rogovë nuk do ta harrojë as Serbia okupatore që kishte organizuar rrethimin dhe kishte nçlërmarrë sulmin. Shumë trupa të saj në Rogovë u përgjakën nga plumbat e trimave të UÇK-së. Dy ditë më vonë, trupi i dëshmorit Naim Dreshaj u soll në fshatin e hndjes, ku u varros me nderime të larta të pjesëtarëve të UÇK-së e të pop-ullit.Rënia e tij frymëzoi shumë të rinj të trevës së tij për mobilizimin në luftën çlirimtare të udhëhequr nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Sot, kujtimin për dëshmorin e ruajnë fotografitë e mbetura, kurse pavdekshmërinë e emrit dhe të veprës e simboIizon permendorja e ngritur mbi varrin e tij. Emri i këtij dëshmori është skalitur edhe në monumentin e përbashkët përkUjtimor të dëshmorëve të kësaj treve në qendrën e qytetit të Burimit. (N. M.)

Kontrolloni gjithashtu

Feriz Abdurrahman Susuri (18.5.1969 – 11.3.1999)

Feriz Abdurrahman Susuri (18.5.1969 – 11.3.1999)

Një plejadë djelmoshash të zgjedhur mal e vërri, që patën braktisur Kosovën si të ndjekur, …