Anthony Blinken: Sali Berishës dhe familjes së tij i ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Sali Berisha: Kandidatët tanë për zgjedhjet e pjesshme vendore në 6 bashki të vendit do të garojnë në koalicion me LSI-në

Ish-kryeministri Sali Berisha konfirmoi se kandidatët e tij për zgjedhjet e pjesshme vendore në 6 bashki të vendit do të garojnë në koalicion me LSI-në. “Shtëpia e lirisë”, do të quhet koalicioni i partive opozitare krah ish-kryeministrti Sali Berisha në zgjedhjet e 6 marsit. Berisha tha se po negociohet lidhur me modalitetet dhe se është në bisedime edhe me parti të tjera. “Edi Rama siç e dini me bandat e tij me dhe pa uniformë ka konfiskuar në një akt madhor krimial siglën e PD. Ne e konsiderojmë atë të konfiskuar, qëllimi i këtij ishte që ne të mos merrnim pjesë në këto zgjedhje, si hap i parë. Ne marrim pjesë në zgjedhje sepse bojkoti nuk është opsion për ne, sigurisht që do ketë një marrëveshje me një koalicion në përputhje me ligjin dhe do paraqitet edhe logoja të cilin çdo shqiptar e ka të qartë se logon tonë të vërtetë e ka konfiskuar Rama.Do të regjistrohemi si koalicion me LSI-në. Po diskutojmë edhe me parti aleate, po negociohen. Ka një përcaktueshmëri ligjore sa duhet të jenë. Po merret një grup me këtë cështje”, tha Berisha.

Kontrolloni gjithashtu

Netanyahu: Nuk mund të ketë armëpushim të përhershëm në Rripin e Gazës pa u shfarosur Hamasi

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka thënë se nuk mund të ketë armëpushim të përhershëm …