Stojanoviq ka deklaruar se formimi i Asociacionit është kusht për kthimin e serbëve në institucione

Stojanoviq ka deklaruar se formimi i Asociacionit është kusht për kthimin e serbëve në institucione

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Branimir Stojanoviq ka deklaruar sot se formimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe siç është arritur me marrëveshjen në Bruksel, do të ishte një arsye për kthimin e serbëve në institucionet e Kosovës. “Pra kur e shohim një vullnet të qartë dhe konkret që të fillojë procesi i themelimit të Asociacionit ashtu siç edhe është me marrëveshje, jo me improvizime dhe trillime të reja, atëherë do të ishte një arsye e ligjshme që ne të kthehemi në institucione dhe të punojmë për atë që është më e rëndësishme për ne”, ka thënë Stojanoviq për agjencinë e lajmeve Tanjug.

Kontrolloni gjithashtu

KQZ

Deri më tani, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka certifikuar 23 subjekte politike

Deri më tani, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka certifikuar 23 subjekte politike, prej të …