Amerika mbështet përpjekjet e Ballkanit Perëndimor për integrimin ekonomik, thërret Kosovën që t’i bashkohet projektit

Amerika shtyn publikimin e ndalesës së udhëtimit

Qeveria e Amerikës ka shtyrë publikimin e ndalesës së re të udhëtimit deri javën e ardhshme. Kryetari, Donald Trump, tha se urdhri i ri ekzekutiv do të publikohet këtë javë, por zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë u thanë gazetarëve se ai është shtyrë. Urdhri fillestar u ka ndaluar hyrjen në territorin e Amerikës refugjatëve dhe migrantëve nga shtatë vende me shumicë myslimane, gjë që ka shkaktuar protesta masive dhe konfuzion në aeroporte, ndërsa gjykatat amerikane e kanë bllokuar përkohësisht. Shtëpia e Bardhë tha se urdhri i rishkruar do të adresojë disa çështje të ngritura nga gjykatat, ndërsa sekretari për siguri kombëtare, John Kelly, tha se ai do të jetë më i fortë dhe më efektiv se urdhri i parë.

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Bislimi

Besnik Bislimi nuk pajtohet me qëndrimin e Serbisë në dialogun për çështjen e përdorimit të dinarit serb në Kosovë

Pas takimit në Bruksel, për çështjen e dinarit, zëvendësi i Kurtit, Besnik Bislimi, ka shprehur …