Studentët dhe opozita paralizojnë Shqipërinë me thirrje kundër Qeverisë dhe Edi Ramës

Studentët dhe opozita paralizojnë Shqipërinë me thirrje kundër Qeverisë dhe Edi Ramës

Në sheshet e Tiranës dhe kudo në vend,  nuk janë vetëm studentët që prej 7 ditësh po protestojnë kundër reformës në arsim. Në shumë qytete të vendit po protestohet pasditen e së martës. Në Kurbin, protestuesit kanë bllokuar “Rrugën e Kombit” dhe kërkojnë ulje të taksave, ulje të çmimit të karburantit dhe të çmimit të energjisë elektrike. Me pankarta në duar ata lëshojnë thirrje kundër qeverisë dhe Edi Ramës. Sipas korrespondenteve pjesa më e madhe e banorëve në protestë të cilët kanë veshur jelekët portokalli, janë familjarë dhe përfaqësues të bizneseve të vogla të zonës. Ata thonë se ndihen të rrezikuar për shkak të taksave të larta. Protesta paralele po zhvillohen në Shkodër, Korçë, Vlorë, Fier, Elbasan, Durrës dhe Dibër. Aksi Korçë-Kapshticë është bllokuar dhe fermerët kanë hedhur në rrugë prodhimet e tyre, ndërsa autostrada Tiranë-Durrës është bllokuar në të dy krahët. Edi Rama me deklaratat e tij të pamatura dhe kontroverse ka humbur besimin e elektoratit socialitt dhe tani ndodhet para aktit të kryer, pikërisht në kohën kur Kosova po përballet me një situatë tejet të rrezikshme, nën presion e Serbisë dhe Rusisë. Dhe nuk është kjo hera e parë që nxiten trazirat në Shqipëri, pikërisht kur Kosova ndodhet në rrezik. Kështu ka ndodhur qysh prej vitit 1990.

Kontrolloni gjithashtu

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka pranuar kallëzimin penal kundër ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj

Në raportin vjetor të organizatës “Freedom House” janë përmendur rastet e Shemsi Hazitit, Nagip Krasniqit dhe Martin Berishajt

Në raportin vjetor për vitin e kaluar 2023 të organizatës ndërkombëtare “Freedom House” është përmendur …