Suma: Protesta paqësore kundër marrëveshjeve, jo gaz lotsjellës

Kryetari i Hanit të Elezit,
Rufki Suma duke folur mbi gjendjen politike në vend, ka thënë se nuk pajtohet
me veprimet e opozitës në Kuvend, ndonëse konsideron se kundërshtimi është i nevojshëm.
““Reagim duhet të ketë dhe ka nevojë sepse marrëveshjet janë të dëmshme, vetëm
se unë nuk pajtohem me dhunën që po përdor opozita, përkatësisht gazin
lotsjellës”, është shprehur Suma. Kryetari i Hanit të Elezit ka shtuar se
protestat paqësore duhet të vazhdojnë deri në shfuqizimin e marrëveshjeve. “Duhet
të ketë protesta paqësore dhe mos të ndalen asnjëherë, dhe të tregohet se
popullata është kundër nënshkrimit të dy marrëveshjeve”, është shprehur Rufki
Suma.

Kontrolloni gjithashtu

10 qershori i vitit 1999 shënon kapitullimin e regjimit gjakësor të Serbisë, pas 78 ditë bombardimesh të NATO-s nga ajri

Ermal Nufi: Akt historik që ndali tragjedinë dhe vulosi rrugën e lirisë

Në 27-vjetorin e ndërhyrjes së NATO në Kosovë, ministri shqiptar i Mbrojtjes, Ermal Nufi, e …