Sylë Hoxha: Vdekja e Astrit Deharit, pasojë e asfiksisë mekanike apo mbylljes së rrugëve të frymëmarrjes

Sylë Hoxha: Vdekja e Astrit Deharit, pasojë e asfiksisë mekanike apo mbylljes së rrugëve të frymëmarrjes

Në konferencën për gazetarë, Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Sylë Hoxha, lidhur me vdekjen e Astrit Deharit, më 5 nëntor 2016 në Burgun e Prizrenit ka deklaruar se “pas një hetimi të gjatë, ne si prokurori kemi ftuar përfaqësuesin dhe prindërit e Astrit Deharit për t’i njoftuar për rezultatin.  Vdekja ka ardhur si pasojë e asfiksisë mekanike apo mbylljes së  rrugëve të frymëmarrjes.  Rezultati i analizave për barna është negativ. Informojmë se natën e incidentit nga Policia e Kosovës dhe ekspertët kanë filluar ekzaminimin e vendit të ngjarjes ku janë gjetur edhe disa dëshmi të ndryshme. Dhoma e tij ku ka qëndruar është mbyllur ku edhe janë shtjelluar hetimet. Nga qendra e paraburgimit janë marr xhirimet dhe janë hetuar 17 persona, të cilët  janë marrë  në pyetje nga ata janë marr të gjitha dëshmitë. Nga dëshmia e siguruar nuk është vënë asnjë dëshmi për përleshje fizike në mes të paraburgosurve apo personave të sigurisë.

Kontrolloni gjithashtu

Zvicra i bën thirrje Serbisë të mos e pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare

Në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, përfaqësuesja e Zvicrës ka bërë thirrje për …