Dr. Sylë Ukshini

Sylë Ukshini: Shqiptarët në Gjermani nuk duhet të ndihen të kërcënuar nga rritja e AfD-së

Veprimtari dhe analisti, Sylë Ukshini ka komentuar zhvillimet politike në Gjermani dhe rritjen e partisë së djathtë ekstreme Alternativa për Gjermaninë, duke theksuar se shqiptarët nuk duhet të ndihen të kërcënuar, edhe nëse kjo parti vjen në pushtet pas zgjedhjeve të 23 shkurtit. Ukshini tha se pavarësisht retorikës kundër emigrantëve, shqiptarët e Kosovës janë të integruar në shoqërinë gjermane dhe shumë sektorë varen nga puna e tyre. Ai i cilësoi deklaratat e AfD-së për dëbimin e emigrantëve si pjesë të fushatës elektorale. Duke analizuar ngritjen e kësaj partie  Ukshini theksoi se politikat e ish-kancelares Angela Merkel për pranimin e refugjatëve pa kritere, veçanërisht nga Lindja e Mesme, kanë krijuar shqetësime në shoqërinë gjermane, duke i dhënë kësaj partie mbështetje të gjerë në elektorat. Megjithatë, ai nuk beson se Gjermania do të rrëshqasë drejt ekstremizmit, pasi kjo do të ishte e dëmshme për interesat e saj.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi kritikon ashpër Vetëvendosjen për kandidaturën e Haxhiut: “Shkelje kushtetuese dhe përçmim ndaj qytetarëve”

Kryetari i PDK, Memli Krasniqi, ka reaguar me tone të ashpra pas insistimit të Lëvizjes …