Sektori për Çështje të Kategorive të Dala nga Lufta e UÇK-së, sektor ky që funksionon në kuadër të kabinetit të kryetarit të Kryeqytetit, Përparim Rama, që nga themelimi, gjegjësisht që nga fillimi i mandatit, pra po bëhen katër vite, ka punuar me shumë përkushtim dhe përgjegjësi në realizimin e detyrave dhe objektivave.
E në krejt këtë angazhim, fokusi ka qenë promovimi, përfaqësimi,përmirësimi i mirëqenies dhe trajtimi i drejtë i familjeve të dëshmorëve, invalidëve, veteranëve të luftës së UÇK-së, pra realizimin e projekteve dhe të drejtave ligjore të tyre.
Këto projekte dhe të drejta ligjore të kategorive në fjalë nuk do të mund të realizoheshin pa vullnetin, angazhimin dhe përkushtimin e pakursyer të kryetarit Rama.
Krejt këto punë janë motiv që të vazhdojmë edhe më tutje t’i shërbejmë kategorive që kanë dhënë kontribut të madh për lirinë e vendit tonë të cilën po e gëzojmë të gjithë.
Më poshtë mund t’i shihni projektet dhe vendimet që janë realizuar:
1.Themelimi i Sektorit për Çështje të Kategorive të Dala nga Lufta e UÇK-së në kuadër të kabinetit të kryetarit të Komunës së Prishtinës.
2. Ndarja e mjeteve në vlerë prej 60,000 euro, subvencion për Organizatën, shoqatat e Dala nga lufta e UÇK-së, degët në Prishtinë.
3. Plotësim -ndryshimi i rregullores në Drejtorinë e Arsimit, rritja e pikëve për fëmijët e invalidëve dhe veteranëve të UÇK-së për pranim në çerdhe publike dhe lirimin nga pagesa edhe të fëmijëve të veteranëve.
4. Përparësi në përfitimin e subvencioneve për fëmijët e invalidëve dhe veteranëve për çerdhe private.
5. Përfshirja e invalidëve të UÇK-së në rregulloren e ndërmarrjes “Prishtina Parking” si kategori e liruar nga pagesa e parkimit të veturave.
6. Realizimi i kërkesave të Shoqatës së invalidëve të UÇK-së, dega në Prishtinë për shënimin e datave të rëndësishme të UÇK-së në Komunën e Prishtinës në vlerë prej 1,800 euro.
7. Shënimi i të gjitha datave (aktiviteteve) që ndërlidhen me luftën e UÇK-së në Komunën e Prishtinës .
8. Realizimi i kërkesës së MK Veteranet e UÇK-së.
9. Vendimi për lirimin nga pagesa e biletës së autobusit në “Trafikun Urban” për invalidët e UÇK-së .
10. Vendosja e ashensorit në objektin e kategorive të Dala nga Lufta e UÇK-së, te lagjja “Fusha e Pajtimit”.
11. Realizimi i projekti për rehabilitimin e invalidëve të UÇK-së në banjë në vlerë prej 7 000 eurove.
12. Realizimi (përfundimi) i projektit të Kompleksit Memorial të dëshmorëve dhe martirëve në Marec, në vlerë prej 537,892 euro .
13. Renovimi i objektit në Kompleksin Memorial të varrezave të dëshmorëve dhe martirëve në Marec dhe shndërrimin e këtij objekti në muze .
14. Lirim nga pagesa e anëtarsisë në Federaten e Peshkatarëve Sportiv Rekreativ të Kosovës për familjet e dëshmorëve dhe të zhdukurve të UÇK-së, invalidët e luftës së UÇK-së dhe anëtarët e familjes së ngushtë, veteranët e luftës së UÇK-së dhe anëtarët e familjes së ngushtë.
15. Përfundimi i projektit të Memorialit për Masakrëne Prapashticës të vitit 1921.
16. Ndarja e mirënjohjeve për familjet e heronjve Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu.
17. Realizimi i projektit për sanimin e Kompleksit Memorial të dëshmorëve dhe martirëve në Makovc.
18. Ligjëratat në shkollat fillore të Komunës së Prishtinës për luftën e UÇK-së, të mbajtura në datat e rëndësishme që lidhen me këtë luftë.
19. Realizimi i projektit – “Gratë e UÇK-së rrëfejnë” projekt ky i cili do të realizohet me disa cikle.
20. Ndarja e mirënjohjeve dhe hyjneshave në fron për pesë gra luftëtare për kontributin, sakrificën në çlirimin e vendit .
21. Ndarja e mirënjohjes dhe hyjneshës në fron për familjen e heroit Ismet H Asllani .
22. Ndarja e mirënjohjes dhe hyjneshës në fron për familjen e dëshmorit Isuf Z Ferizi.
23. Ndarja e 71 mirënjohjeve dhe hyjneshave në fron për familjet e dëshmorëve dhe heronjve të Komunës së Prishtinës në ditën e Dëshmorëve të Kryeqytetit.
24. Vendosja e kamerave të sigurisë në Kompleksin Memorial të dëshmorëve dhe martirëve në Marec.
25. Hapja e pusit për ujë në hapësirën e Kompleksit Memorial të dëshmorëve dhe martirëve në Marec .
26. Realizimi i kërkesës së Organizatës së Veteranëve të UÇK-së dega në Prishtinë në vlerë prej 500-euro për vendosjen e pllakave në shtëpitë bazë të UÇK-së.
27. Realizimi i projektit për renovimin (izolimi ijashtëm, ndrrimi i dritareve, instalimi i pajisjeve për ngrohje/klima, izolimi i kulmeve) në objektet e kategorive të dala nga Lufta e UÇK-së te “Fusha e Pajtimit” dhe në Hajvali.
28. Kontratat e banesave për familjet e heronjve për 99 vite.
29. Vendim për lirimin nga pagesa e transportit publik urban për të gjithë qytetarët për datën 07 gusht 2025 dhe biletës për parking në mbështetje të protestës kundër padrejtësisë që po ndodhë në Gjykatën Speciale.
Vazhdojmë!
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
