T E L E G R A M ngushëllimi familjes së Avdi Rexhë Krasniqit nga veprimtari Mehmet Musa

Vëllezër dhe motra!

Sot në këte ditë dimëri, malësia e Gjakovës dhe Kosova e Shqipërisë, po ndahen nga burri me i moçëm e me nam i këtyre kreshtave, Avdi Rexha i Krasniqës, Avdi Rexha i cili i jetoj dhe perjetoj dy shekuj jetë, shekullin 20 dhe 21 duke i prekë me dorë e shpirtë e duke i mundur në çdo betejë si shekullin që shkoj ashtu edhe këte që e kemi nisur! Jeta dhe vepra e Avdi Rexhës ishte, e thurur mbi sakrifica, akte njerzore e kobëtare,  mbi akte nderi,burrërije e trimërije,Ai ishte model ku kalonte kufitë e katër vilajeteve të trevave shqiptare,se si duhet luftuar ,jetuar,qëndruar e falë ,siq falin burrat e motit ,për nder të çështjes kombëtare!Kulla e konferencës së Bujanit eshtë shkrehur në vajë ,sepse nga sot i mungon një  burrë malsije i cili nga 2 janari i vitit 1944,e gjer me sot,i bëri roje nderi,si një rrap shekullor,për vendimet historike që u nxorën nga kjo kullë që trojet shqiptare të jenë në një shtet! E kulla e Balës plak në Isniq, pat fatin e madh që në kete kullë pati musafir shum malësor të prirë nga Avdi Rexha,ndërsa do i ruaj si një thesar të çmuar,e,përcjellë brez pas brezi fjalë e urta e domëthense të shqiptarit te madh Avdi Rexha që i mbajti me 13 qershor në vitin që shkoj në Isniq për nderë te ditës së renjes se dëshmorëve te Atdheut,dy  bijve të Musë Mehmetit nga Isniqi.

I pa harruar qoftë kujtimi ,jeta dhe vepra e shqiptarit të madh;    Avdi Rexhës!!!

Mërgim 27.12.2019

Mehmet Musa nga Isniqi

Kontrolloni gjithashtu

Arrestohet një person i dyshuar për  veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”

Sekuestrohen dy armë dhe iniciohet rast “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”

Pas një hetimi preliminar të zhvilluar nga Sektori i Hetimeve në kuadër të Stacionit Policor …