Kryetari i Turqisë, Erdogan ka thënë se shteti i tij do të dërgojë trupat ushtarake në Libi me kërkesë të Tripolit nga muaji janar, një hap që mund ta përballë këtë vend me mercenarët e lidhur me Kremlinin, që supozohet se luftojnë në kombin e Afrikës Veriore. Një zyrtar i Tripolit ka konfirmuar kërkesën zyrtare që i është bërë Ankarasë për mbështetjen e forcave ushtarake, tokësore, ajrore dhe detare të Turqisë. Qeveria e Libisë e njohur nga Kombet e Bashkuara në Tripoli është duke u sfiduar në kontrollimin e vendit si pasojë e Ushtrisë Kombëtare të Libisë të Gjeneralit, Halifa Haftar, i cili është raportuar se mbështetet nga Rusia, Kina, Egjipti, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Jordania. Qeveria e Libisë është krijuar më 2016 në kuadër të një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga Kombet e Bashkuara, meqë në Libi ishte krijuar kaos, pas largimit nga pushteti të Muammar Gaddafit të vitin 2011. Moska zyrtare ka paralajmëruar Turqinë se do të jetë kundër pozicionimit të trupave turke në Libi.
Kontrolloni gjithashtu
Sllavko Simiq zbulon bisedat dhe marrëveshjet e Mimoza Kusarit me Millan Radojçiqin në vitin 2022
Ish-deputeti i Listës Serbe, Sllavko Simiq, ka sjellë në qendër të vëmendjes rikthimin e diskutimeve …