Bahri Bivolaku

Bahri Bivolaku: Politika, e cila me një dorë po ndërton e me tjetrën po përmbysë

Partia fituese e zgjedhjeve ka frikë nga pushteti dhe përgjegjësitë të cilat dalin nga ai, në momentin e tanishëm

Politikës në Kosovë nuk i është duhur politikë që në realitetin e sotëm, fillimisht ngre hundën drejt qiellit dhe, rrëzohet mbi hundë kur u dalin pengesat e njohura.

Nuk na është duhur politika sikur gojëdhëna e ndërtimit të Kalasë së Shkodrës, Rozafat, ku me njërën dorë ndërtohej e tjetrën përmbysej.

Sot standardi i krijuar në politikë( model i LV), tregon se kur ka me fol pozita aktuale do të mungon dëgjimi për tu kuptuar nga opozita. Kur flet opozita, nuk dëgjohet nga pozita me synim për tu kuptuar dhe në këtë model të instaluar nuk e kam pasur as më parë e as sot se cili është shpërblimi për vendin.Do të kemi kriza institucionale , pasi partia fituese e zgjedhjeve ka frikë nga pushteti dhe përgjegjësitë të cilat dalin nga ai në momentin e tanishëm.

Mungesa e dëgjimit për t’u kuptuar, si duket është produkt i një zemrimi të mëhershëm dhe se tejkalimi i tij po duket të jetë i vështirë. Të bërit politikë veshur me petkun e zemrimit, është e pamundur, pasi të tillët në mendje janë të robëruar , apo jo të lirë. Mendja e tillë e imagjinon çlirimin në liri.

Çkapja për kapje të shtetin buron nga mentaliteti i mendjes së robëruar . Pas një kohe kur të vërtetohen këto pozicione, vargu i të zhgënjyerve do të ritet dhe më shumë se ishte ,e kultura e shpresës mbytet.

E vërteta e ngritur për dike si sajesë e mendjes së robëruar e nxjerrë nga metodat egolitariste të bindjes së vartësve ka dëmin edhe më të madh politik, pasi ka krijuar ca partizan të çështjes e fanatik të bindjeve , ku mendimi racional humb fuqinë.

Epilogu: ” Gabimi i vërtet do të lind nga shumë zbrapsje” thotë mendimtari Lippmmon, e rëndë është kur zbrapsja nis ende pa filluar procesi , e ku mbaron?.

  1. Epler në librin e tij” Rrikthimi i Politikës” thekson ” Gjithnjë kur politikanët flasin për moral, këshillohet mosbesim, shpesh në këto raste, morali kthehet në diçka që nuk duhej të tranformohej në një instrument dhe pikërisht në një instrument të luftës për pushtet”

Vërtetë në rastin e politikës në Kosovë, morali është po ky instrumet për të çkapur e kapur e jo për të ndryshuar gjendje…..

Politika po lëkund shtratin e kulturës së shpresës

 Dëshirat, interesat, egot, prepotenca na e përbëjnë ritmin e jetës politike në Kosovë, qoftë në rrafshin individual apo edhe të strukturuar nëpër subjekte partiake.

Mendoj të jetë koha e fundit për tu ndalur dhe pushuar pak ata të cilët janë të mbuluar me dëshirat e tilla pasi, nëse nuk reflektojnë do të shpenzohen shpejt e mbase pas një kohe të hidhen si leckë.

Të tillët duhet të aftësohen për të pirë ujë nga burimet e paqes, të ndershmërisë, ligjshmërisë për të arritur qetësinë e duhur politike.

Ndryshe do kemi politikē e cila nuk do të kërkojë më pak korrupcion por më shumë mundësi për të marrë pjesë në të!

Kontrolloni gjithashtu

BDI dënon vendimet e fundit të Moskës zyrtare për aneksimin e territoreve të Donbasit dhe Luhanskut nga Ukraina

BDI: VMRO-DPMNE përpiqet të shfrytëzojë qëndrimin anti-BDI për të mbuluar dështimet e veta

Deklaratat e fundit të Venko Filipçes, ku ai përpiqet të shfrytëzojë narrativën anti-BDI për të …