Tahir Veliu

Tahir Veliu: Parulla “Kosovo is Kosovo” është parullë anti-shqiptare, në shërbim të projekteve pansllaviste

Kryetari i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar, Tahir Veliu përmes një postimi në Facebook ka reaguar ashpër, ndaj deklaratës së kryetarit të tifozëve “Dardanët”, Lulzim Berisha, i cili paturpësisht deklaroi se “Kosova nuk është Shqipëri e as Serbi, Kosova është Kosovë.”

Parulla “Kosovo is Kosovo” është parullë anti-shqiptare, në shërbim të projekteve pansllaviste dhe politikës shoviniste serbe. Deklaratat të tilla, nga mercenarë të kësaj klase politike të çorientuar dhe servile nuk i shërbejnë interesave kombëtare. Tendenca e krijimit të kombit “kosovar” është tendencë për tjetërsimin e shqiptarëve dhe mbi këtë bazë është devijim i aspiratës shekullore për bashkim kombëtar të shqiptarëve, aspiratë kjo e sanksionuar edhe në betimin e ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

 Përpjekjet e vazhdueshme të qarqeve të ndryshme të mirë financuara, për krijimin e një identiteti të ri “kosovar” janë vazhdimësi e projekteve pansllaviste për asimilimin e shqiptarëve. Këto projekte shoviniste, populli shqiptar i Kosovës vazhdimisht i ka kundërshtuar, luftuar dhe i ka hedhur në koshin e plehrave, prandaj edhe ju do të dështoni, ashtu siç kanë dështuar të gjitha projektet shoviniste të armiqve të jashtëm.

 Shpallja e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, si fazë e përkohshme është në synim të qëllimit përfundimtar për Shqipëri të Bashkuar. Kosova është dhe përjetësisht do të jetë Shqipëri. Kushdo që ka guximin të deklaroi ndryshe, drejtëpërdrejtë i shërben qarqeve shoviniste serbe dhe parullës së tyre tashmë të gërrditshme se kinse “Kosova është Serbi”. Deshqiptarizimi dhe mohimi i identitetit shqiptar të Kosovës më së miri i shërben politikës shekullore serbe.

 Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar kërkon nga federatat sportive të dy shteteve shqiptare, që mënjeherë të fillojnë procedurat ligjore për krijimin e ligave të përbashkëta mbarëkombëtare për të gjitha sportet.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …