Dje më 25 Mars 2017, me rastin e shënimit të “Orës së Tokës - Earth Hour" u zhvilluan aktivitete...

Dje më 25 Mars 2017, me rastin e shënimit të “Orës së Tokës – Earth Hour” u zhvilluan aktivitete…

Dje më 25 Mars 2017, me rastin e shënimit të “Orës së Tokës – Earth Hour” u zhvilluan aktivitete me qëllim të sensibilizimit të opinionit për rëndësinë që ka kursimi i energjisë në mbrojtjen e mjedisit.

Qëllimi i kësaj iniciative ishte organizimi për herë të tetë në Kosovë i aktivitetit i cili fton individët, grupet e interesit, institucionet qeveritare dhe joqeveritare, bizneset etj, që me datë 25 mars 2017 prej orës 20:30 – 21:30 (për 1 orë) të fiken dritat dhe aparaturat e tepërta elektrike, duke ia dedikuar këtë dhuratë Tokës, planetit tonë që po vuan nga ngrohja globale dhe ndryshimet klimatike.

Ora e Tokës është organizim i WWF (Fondi Botëror për Natyrë), organizatës më të madhe mjedisore në botë (www.earthhour.org), e që partner mbi bazë vullnetare në implementimin e këtij aktivitetit për Kosovë ka Shoqatën Ekologjike “Eko Viciana” andaj ky eveniment njëkohësisht shërben edhe si një ambasador për Republikën e Kosovës ngase emitohet në shumë mediume të botës.

Edhe këtë vit organizimi qendror është mbajtur në Sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë ku gjatë ditës ambientalist dhe aktivist të Eko Vicianes kanë vendosur stendat me qëllim që të firmosen qytetarët në eventin e thjeshtë të firmosjes publike për pjesëmarrje në Orën e Tokës në Kosovë, një ceremoni simbolike dhe e bukur, që në vitet e mëparshme ka pasur shumë sukses.

Po ashtu në kuadër të kësaj fushate ndërgjegjësimi janë shtypur një numër i fletëpalosjeve të cilët janë shpërndare nëpër qytet.

Edhe kete viti Prof. Dr. Ferdije Zhushi Etemi nga Departamenti i Biologjise prane FSHMN-se, e zgjedhur per Ambasadore te ketij aktiviteti tek ne, mbajti nje fjalim rasti ku permendi rendesine e simbolikes se kesaj feste e cila do te mund te sherbej si menyre vetedijesuese per qytetaret tane ne kursimin e energjise qe me kete do te ndikonte edhe ne ruajtjen e mjedisit.

Gjithashtu nxenes te perzgjedhur nga SHFMU “Ismail Qemali” ne bashkepunim me Prof. Valon Hoxha ishin pjese e programit me esete dhe panot e pergatitura me kete rast.

Pikërisht në oren 20:30 janë fikur dritat edhe në Sheshin “Nëna Terezë” duke u solidarizuar me miliona njerëz dhe mijëra qytete anekënd botës, të cilët në këtë moment i kanë ndalur dritat.

Kosova tashmë ka lansuar në internet web faqën e saj zyrtare: http://earth-hour-kosovo.blogspot.com/ në të cilën janë regjistruar shumë qytetarë te Kosovës si individ apo organizata, së bashku per të kontribuar në sensibilizimin e opinionit të gjerë për ti dhënë rëndësinë e duhur promovimit të kësaj ngjarje. Kjo ngjarje konsiderohet si “aksioni më i madh dhe më masiv mjedisor që historia ka njohur ndonjëherë” dhe ky ishte viti i dhjete jubilar qe nga fillimi i manifestimit te saj.

Gjithashtu falënderojmë edhe Komunën e Prishtinës, e cila edhe sivjet ka kontribuar moralisht duke fikur dritat në Sheshin “ Nënë Tereza”.

Kontrolloni gjithashtu

Wisner: Është shqetësuese të shohësh sulmet që kemi parë, ato nuk kanë vend këtu, nuk është mirë që shqiptarët të shohin këtë gjë

Wisner: Është shqetësuese të shohësh sulmet që kemi parë, ato nuk kanë vend këtu, nuk është mirë që shqiptarët të shohin këtë gjë

I ngarkuari me punë i Shteteve të Bashkuara në Tiranë, David Wisner, në një intervistë …