Abelard Tahiri: Partia Demokratike të Kosovë nuk ka votë për zgjedhjen e Ramush Haradinajt kryetar të vendit

Tahiri: Nuk pres që të këtë konfirmim të aktakuzës nga Specialja dhe se Kadri Veseli të mbetet kryetar i PDK-së

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se PDK-ja nuk ka pasur ofertë për futjen e subjektit të tij në qeveri. Ai ka komentuar edhe kandidaturën e kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj, për kryetar të Kosovës. “Kosova e ka Presidentin deri në mars të vitit tjetër. Ndërsa për këtë të fundit nuk ki as si ta komentoj. Nuk besoj që Haradinaj është një zgjedhje e duhur. Ai e mori rezultatin në zgjedhjet e fundit. Mendoj se është më mirë që ai ta lërë politikën”, tha ai. Ndërkohë, Tahiri ka thënë se nuk presin që të ketë konfirmim të aktakuzës nga Specialja, dhe se pret që Kadri Veselit të mbetet kryetar i PDK-së. Po ashtu, Tahiri ka thënë se po të kishte ofertë nga LDK për Kadri Veselin që të futet në Qeveri, atëherë ai do e kishte marrë vesh.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …