Kadri Veseli - Greg Delawie

Takim i papritur në mes të kryekuvendarit Veseli dhe ambasadorit të SHBA-ve Greg Delawie

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka zhvilluar një takim të paparalajmëruar me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie. Njoftohet se temë qendrore e takimit në mes tyre ka qenë çështja e Demarkacionit me Malin e Zi. Kohë më parë, gjatë një interviste për Zërin e Amerikës, ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj ka deklaruar se në javët e para të muajit tetor mund të pritet ratifikimi i marrëveshjes për shënimin e kufirit me Malin e Zi. Ratifikimi i Marrëveshjes për Demarkacionit me Malin e Zi është duke u kundërshtuar nga partitë opozitare si dhe të disa deputetëve të partive në pushtet.

Kontrolloni gjithashtu

Sadik Halitjaha: Gjykata Speciale duhet të zhbëhet, nëse abrogohet ligji, çlirimtarët vijnë në shtëpi

Komandant Sadik Halitjaha ka bërë një paraqitje të gjerë në emisionin “Ora News”, të udhëhequr …