Në Ditën e Rinisë në Malishevë jepen mesazhe të shumta

Në kuadër të shënimit të muajit të rinisë në Kosovë, Dita e Rinisë, po shënohet në Malishevë. Në hapjen zyrtare të kësaj dite, u dhanë mesazhe për të rinjtë malishevas. Në këtë hapje zyrtare, krahas të rinjve dhe organizatave rinore, morën pjesë edhe Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoti, të cilët përveç përshëndetjeve, dhanë mesazhe të shumta, për luftimin e dukurive negative, për orientim në karrierë, për ruajtjen e traditës dhe kulturës shqiptare.

“Ne po mundohemi që ti mbështesim aktivitetet rinore dhe të krijojmë infrastrukturën e nevojshme për të rinjtë, në mënyrë që ju të keni mundësi ti tregoni vlerat e vërteta. Krahas ecjes me kohën dhe zhvillimeve tjera, ju duhet ta ruani dhe ta kultivoni edhe traditën dhe kulturën tonë mijëravjeçare. Po ashtu, ju bëj thirrje, që ti luftoni dukuritë negative dhe të ecni me trenin e jetës dhe mos lejoni që ky tren të dal nga binarët. Ju jeni nismëtarët e luftimit të dukurive negative dhe brezat e ardhshëm, do të mburren me juve. Urime Dita e Rinisë dhe shumë suksese në jetë”, ka thënë në fjalën e tij, kryetari i Komunës së Malishevës,  z.Ragip Begaj, me rastin e hapjes zyrtare të Ditës së Rinisë në Malishevë.

“Për të pasur sukses në jetë, ju duhet të orientoheni që tani në karrierë. Gjithashtu, ruajtja e traditës dhe kultivimi i vlerave dhe kulturës, ju garanton suksesin tuaj në jetë. Ne e kemi për detyrë të punojmë për ju, të krijojmë kushte për ju, dhe ju këtë angazhim të shoqërisë për ju, duhet ta tregoni me suksesin tuaj. Ju jeni e ardhmja dhe perspektiva e vendit varet nga ju”, ka thënë deputeti i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoti, duke ju drejtuar të rinjve të Komunës së Malishevës.

Më pas, aktivitetet për ditën e rinisë filluan me një debat me të rinjtë, pikërisht me këtë temë, për orientim në karrierë dhe arritjen e sukseseve grupore dhe jo vetëm individuale. Më pas aktivitetet vazhduan sipas agjendës së paraparë, me shumë aktivitete kulturore, argëtuese, sportive dhe të cilat do të përfundojnë me një pasdite muzikore në parkun e qytetit.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë, …