Ismet Sylejmani: Jonuz Musliu, një jetë luftë për atdhe

Musliu: Bashkësia ndërkombëtare nuk po i bën presion Serbisë

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli priti në takim kryetarin e këshillit kombëtar shqiptar, Jonuz Musliu dhe kryetarin e Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi. Gjatë bisedës së zhvilluar, Kryetari i këshillit kombëtar shqiptar, Jonuz Musliu theksoi se problemet për shqiptarët e luginës ende janë të pazgjidhura, tekstet mësimore s’po lejohen. Për mos lejimin e librave fajtor është Qeveria e Serbisë se nuk po i respekton të drejtat e shqiptareve, as faktori ndërkombëtar s’po i bën presion Serbisë që t’i lejoj tekstet për nxënësit. Pas bisedës së zhvilluar me kryetarin e Kuvendit, Kadri Vesli, kryetari i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi tha se kanë marrë premtimin se institucionet e Kosovës do të jenë më të angazhuar me çështjen e shqiptarëve atje. Ai theksoi më tutje se e vetmja derë ku mund të trokasim lirshëm është këtu dhe Tirana. Është interes i përgjithshëm që Tirana dhe Prishtina ta japin kontributin e vet tek faktori ndërkombëtar dhe gjërat të fillojnë të lëvizin.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …