TAKIM PUNE ME PËRFAQËSUES NGA AGJENSIONI ITALIAN PËR ZHVILLIM DHE BASHKËPUNIM

Kryetari i komunës së Junikut Agron Kuçi, priti në takim përfaqësuesit nga Agjensioni Italian për Zhvillim dhe Bashkëpunim, për të diskutuar lidhur me objektivat dhe prioritetet e projektit pasues rajonal pjesë e së cilit projekt do jetë komuna e Junikut përmes Agjensionin shtetëror Italian me qëllim të zhvillimit të turizmit kulturor, natyror, rekreativ e shpirtëror. Kryetari Kuçi mirëpriti iniciativën për bashkëpunim dhe zhvillim të turizmit të qëndrueshëm duke shprehur gatishmërinë për përkrahje në realizimin e objektivave të projektit. Përfaqësues nga Agjensioni Italian për Zhvillim dhe Bashkëpunim njoftuan kryetarin Kuçi për qëllimin, objektivat dhe rezultatet e pritura nga ky projekt tre vjeçar, i cili ka vlerën 1.8 Milion Euro dhe synon që përmes turizmit natyror dhe kulturor të përmirësoj jetën e komunitetit lokal.

Kontrolloni gjithashtu

Me ftesë të kryetarit Kastrati udhëheqja e komunës së Meyrinit (Zvicër) po qëndron në Malishevë

Me ftesë të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, një delegacioni i komunës së …