Takimi konsultativ i Këshillit të Drejtorëve në Deçan

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, udhëhoqi takimin konsultativ të Këshillit të Drejtorëve, ku u diskutua për çështje të ndryshme. Gjatë takimit është diskutuar për menaxhimin e situatës për parandalimin e COVID-19-të deri në normalizimin e gjendjes, ku u bë e ditur se deri më tani në komunën e Deçanit janë të identifikuara 1181 raste me virusin SARS-CoV-2. Prej tyre 1014 të shëruar plotësisht, 30 kanë humbur jetën dhe 137 raste janë akoma aktive. Në këtë takim është diskutuar edhe për mbledhjen e rregullt të KPF-së që mbahet me 27.04.2021 dhe të Kuvendit Komunal që mbahet më 30.04.2021, për aktivitetet e prokurimit, për punët që janë duke vazhduar në disa fshatra dhe në qytet.

Takimi i radhës i Këshillit të Drejtorëve do të mbahet javën e ardhshme.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …