Takohen Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj, bisedojnë për shpërndarjen e Kuvendit

Takohen partnerët e koalicionit Haradinaj dhe Limaj, diskutojnë për zhvillimet e fundit politike në vend

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë me dije se ka pritur në një takim pune zëvendësin e tij, Fatmir Limaj, me të cilin ka biseduar për zhvillimet e fundit në vend dhe për agjendën e Qeverisë. “Takim pune me zëvendëskryeministrin Fatmir Limaj, për të diskutuar zhvillimet e fundit politike në vend dhe për të bashkërenduar agjendën qeverisëse”, ka shkruar Haradinaj. Ata janë takuar pas debateve të fundit që kanë ndodhur në mes të deputetëve të AAK-së dhe Nismës Socialdemokrate.

Kontrolloni gjithashtu

Dy aksione brenda 10 ditësh në Prizren: Arrestime dhe sekuestrime për vjedhje dhe keqpërdorime

Prokuroria e Prizrenit ka kryer brenda 10 ditëve dy aksione të ndryshme lidhur me vjedhje …