Krasniqi: Taksa e vendosur nga Kosova për mallrat serbe nuk është problemi kryesor për mos vazhdimin e dialogu

Krasniqi: Taksa e vendosur nga Kosova për mallrat serbe nuk është problemi kryesor për mos vazhdimin e dialogut

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka thënë se taksa që ka vendosur Qeveria e Kosovës për mallrat serbe nuk është problemi kryesor për mosvazhdimin e dialogut. Ai përmes një postimi ka shkruar se shkaqet e shumta që e sollën taksën duhet kërkuar dhe janë vetëm e vetëm në Beograd, aty ku nuk ka asnjë pendim, madje as formal për krimin e gjenocidit që Beogradi zyrtar ka kryer në Kosovë.  “Shkurt: Problemi nuk është të taksa, por të mbrojtësit e politikave të krimit e të gjenocidit që e drejtojnë Serbinë edhe sot.Prandaj taksa nuk është problemi kryesor për mos vazhdimin e dialogut!”, ka shkruar Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Përplasje në seancën e Kuvendit: Deputetja Salihu akuzon për shkelje të Kushtetutës, Dehari ia ndal mikrofonin

Seanca e Kuvendit është shoqëruar sot me tensione, pasi deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, …