Ministrja Zhiviç vizitoi Verarinë “Petroviç” në Hoçën e Madhe

Ministrja e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Dijana Zhiviç e shoqëruar nga bashkëpunëtorët e saj, kanë vizituar verarinë “Petroviç”, në pronësi të Srxhan Petroviçit, përfaqësues i gjeneratës së gjashtë nga kjo familja, e cila merret me prodhimin e rrushit dhe verës. Familja Petrovic përveç prodhimit të verës, gjithashtu merret me turizmin rural.

“Me  këtë rast, dëshiroj  të inkurajoj të gjithë të rinjtë në zonat rurale që të ndjekin shembullin e familjes Petroviç, e cila me vite me shumë sukses merret  me vreshtari dhe turizmin rural”, është shprehur ministrja Zhivihç.

Pasi vizitoi vreshtat dhe verarinë, ministrja Dijana Zhiviç, theksoi se përmes programeve mbështetëse të MBPZHR-së, sektori  i vreshtarisë  dhe verëtarisë do të përkrahet vazhdimisht përmes subvencioneve dhe granteve investive.

Kontrolloni gjithashtu

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt, shumë i rëndësishëm për …