Taulant Balla përshëndet operacionin e Policisë ku u arrestuan eksponentë të krimit të organizuar, zyrtarë të Policisë e prokurorë

Taulant Balla, falënderoi Policinë për goditjen e vënien para drejtësisë të një rrjeti trafikantësh nga Kosova e Shqipëria

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla, falënderoi  Policinë e Shtetit për goditjen dhe vënien para drejtësisë së një rrjeti trafikantësh nga Kosova në Shqipëri dhe sekuestrimin e një sasie shumë të madhe dozash lëndësh narkotike si dhe thekson se kjo betejë është e vështirë por jo e pamundur. Suksesi i operacionit të radhës të Policisë së Shtetit në goditjen e një rrjeti trafikantësh nga Kosova në Shqipëri dhe sekuestrimi i një sasie shumë të madhe dozash/tabletash të një lloj droge nxjerr në pah dhe nevojën e një lufte edhe më të ashpër ndaj këtij fenomeni. Kjo është një betejë dhe një sfidë për policinë e çdo vendi dhe disa mund të thonë se është e vështirë, se edhe vendet e tjera e kanë këtë problem. Unë nuk mendoj kështu. Në javët e fundit janë goditur disa rrjete shpërndarësish lëndësh narkotike edhe pse duhen ndjekur fijet dhe duhet të shkohet tek “bosat” e tyre sa më shpejt”. Balla gjithashtu nënvizon rëndësinë që ka rritja e nivelit të sigurisë dhe kontrollit pranë shkollave, në mënyrë që të parandalohet dhe luftohet shitja e lëndëve narkotike në institucionet arsimore.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj: AAK po rritet në Gjermani, jemi bashkë në përkushtimin tonë për ta orientuar vendin drejt zhvillimit

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka theksuar rëndësinë e bashkatdhetarëve në çdo proces për të …