TË DIELEN ASFALTOHET RRUGA SHTËRPCË – BREZOVICË, MBYLLET PËR QARKULLIM

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton qytetarët e Republikës së Kosovës se të dielën (26.05.2019), rruga rajonale R115, segmenti Shtërpcë – Brezovicë (rruga që shpie në qendrën e skijimit), do të jetë e mbyllur për qarkullim nga ora 8:00 deri në orën 20:00. Qarkullimi në këtë segment do të pamundësohet, për shkak të asfaltimit të kësaj rruge po atë ditë në kuadër të projektit “Rehabilitimi i rrugës regjionale Gërlicë e Epërme – Shtërpcë – Brezovicë”.

Lusim qytetarët që t’i shmangen këtij destinacioni për ditën e diele.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …