UÇK

Të enjten me 17 maj 2018 përkujtohen dëshmoret e brigadave 132 “Myrtë Zeneli” dhe 135 “Agim Zeneli”

OVL-UÇK-së në Gjakovë me anë të një njoftimi bënë të ditur së ditën e enjte me 17 maj 2018 nën patronatin e Kuvendit Komunal, mbahet manifestimi i 19-vjetorit të ditës së dëshmorëve të kësaj komune. Më këtë rast do të përkujtohen dëshmorët e Brigadës 132 “Myrtë Zeneli” dhe Brigadës 135 “Agim Zeneli”.

‘Ftoheni të merrni pjesë në manifestimin e 19-vjetorit të ditës së dëshmorëve të Komunës së Gjakovës si dhe ditës së çlirimit të fshatit Shqiponjë. Me ç’rast përkujtohen dëshmorët e rënë në territorin e përgjegjësisë së Brigadës 132 “Myrtë Zeneli” dhe Brigadës 135 “Agim Zeneli”. Manifestimi mbahet me 17. 05. 2018 (enjte) në ora 11:00 – 12:00. Homazhe në qendrën memoriale në fshatin Shqiponjë, ora 12:00. Tubimi përkujtimorë në kompleksin memorial po ashtu në Shqiponjë. Pjesëmarrja e juaj e nderon luftën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Dëshmorët e Kombit” thuhet në njoftim.

Kontrolloni gjithashtu

Marta Kos: BE-ja duhet të vlerësojë në çfarë mase Serbia është ende e sinqertë me rrugën e saj evropiane

Komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka deklaruar se Bashkimi Evropian duhet të vlerësojë seriozisht …